Lulzim Basha kryetari i ri i Bashkisë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Shko tek: lundrim, kërko

E diel, 10 korrik 2011

Fiks dy muaj pas dites se votimit behet i ditur dhe emri i fituesit per Bashkine e Tiranes. Kolegji Zgjedhor rrezoi kerkes-padine e Partise Socialiste per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne 284 Qendra Votimi si te pabazuar ne ligj duke lene keshtu vendimin numer 1158 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe nxorri Bashen fitues me 93 vota me shume se kanditati tjeter Edi Rama. Partia Socialiste kishte depozituar me 2 korrik prane Kolegjit Zgjedhor kerkese-padine per te detyruar KQZ-ne te shqyrtoje kerkesen e saj per pavlefshmeri. Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se Kolegji mund te shprehet edhe vete per pavlefshmeri nese nuk detyron KQZ-ne.

Lulzim Basha, kryetari i ri i Bashkise Tirane

Por Kolegji Zgjedhor vendosi ta rrezonte kerkes-padine e PS-se. Relatorja e ceshtjes lexoi vendimin ku thuhej se ne baze te nenit 135 vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së Partisë Socialiste për shkak të tejkalimit të afateve të dorëzimit të kërkesë-padisë.

Pas disa oresh kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama doli ne nje konference per shtyp ku theksoi se vendimi i Kolegjit ishte i padrejte. Rama u shpeh se ne Shqiperi nuk ka me drejtesi dhe se ajo ka vdekur. Sipas tij shpresa e vetme per te ringjallur drejtesine eshte nje aksion i madh popullor.

Ndersa disa ore me vone, fituesi i ketyre zgjedhjeve, Lulzim Basha doli ne nje konference per shtyp se bashku me mbeshtetesit e tij. Ne nje fjalim te gjate Basha falenderoi te gjithe qytetaret qe e votuan, Kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berishen, të gjithë Partinë Demokratike, anëtarët e Parlamentit, drejtuesit e Partisë dhe të gjithë anëtarët e saj, partnerët e koalicionit, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit e Partisë Demokratike, të Aleancës për Qytetarin, por edhe të gjitha partive të tjera. Basha nuk harroi pa falenderuar edhe drejtësinë shqiptare, stafin e fushates se tij, bashkepunetoret e tij, Aurelen, Dafinen dhe familjen e tij.

Nderkohe qe Lulzim Bashes do t'i duhen 20 dite qe te hyje ne bashki, pasi duhet te marre vertetimin e mandatit ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Pas marrjes se mandatit shpallja e vlefshmerise se tij behet behet ne mbledhjen e pare te keshillit bashkiak ku kryeatari ben edhe betimin. Por nese keshilli nuk mblidhet brenda 30 diteve atehere prefekti do te organizoje ceremonine e betimit te kryearit te bashkise ne mjediset e bashkise ne prani te banoreve te njesise perkatese.


Burimet


Bookmark-new.svg