Më 6 korrik beteja e fundit ligjore për Tiranën
E enjte, 30 qershor 2011
- 17 shkurt 2025: Këshilli i Evropës mision në Shqipëri për zgjedhjet
- 17 shkurt 2025: Hapet Kutia 20 27, 2 Rama
- 17 shkurt 2025: Rama në Korçë: Mos dorëzoni kartat e identitetit
- 17 shkurt 2025: Votat e kontestuara Berisha: KQZ përmbush një detyrim ligjor
- 17 shkurt 2025: Tiranë: Atmosferë tensionesh
- 17 shkurt 2025: Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë
- 17 shkurt 2025: Tension para godinës së KQZ, mbeten të lënduar 4 policë
- 17 shkurt 2025: Rama: Drejtësia të japë drejtësi
Partia Socialiste ka dorëzuar sot në mëngjes kërkesën e fundit ankimore për Bashkinë e Tiranës. Kjo kërkesë ka dy objekte: kundershtimin e vendmimit numër 1158 të KQZ-së si dhe shpalljen të pavlefshëm të procesit zgjedhor në 284 Qendra Votimi pasi sipas saj në këto Qendra Votimi janë gjetur parregullsi të shumta si mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme.
Ndërkohë po ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për shqyrtimin e çështjes. Nga shorti relator është përcaktuar Astrit Kalaja ndërsa anëtarët e tjerë do të jenë Dhurata Haveri, Marie Qirjazi, Sashenka Jonuzi dhe Petraq Dhimitri.
Seanca do të zhvillohet më 6 korrik në orën 10:00. Nëse Kolegji pranon kërkesën e Partisë Socialiste atëherë në Tiranë do të përsëritej i gjithë procesi zgjedhor. Në të kundërt, Lulzim Basha do të jetë Kryetari i ri i Bashkisë me 93 vota më shumë se Edi Rama.
Burimet
- "Kolegji, ankesa e PS shqyrtohen më 6 korrik" — NOA, 30 qershor 2011
- "Tirana, Kolegji shqyrton në 6 korrik ankimimin e PS" — BalkanWeb, 30 qershor 2011
- "Në 6 korrik beteja e fundit për Tiranën" — Top Channel, 30 qershor 2011
